Krijohet panik te “Rruga e Elbasanit”/ Një person humb jetën brenda në urban…

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dyshohet se një person, ka humbur jetën në urbanin e linjës Qendër-Sanatorium në Tiranë. Burime bëjnë me dije, se një person është mbuluar me çarçaf brenda urbanit, ndërkohë që kanë nisur hetimet për këtë ngjarje.

Burime nga Policia e Tiranës thonë se, personi i moshuar fillimisht nuk është ndjerë mirë dhe ka humbur ndjenjat. Menjëherë urbani është ndalur dhe aty ka shkuar një ekip i urgjencës.

Kur mjeku ka kontrolluar personin në fjalë, ka konstatuar se fatkeqësisht ai kishte ndërruar jetë. Shkak paraprak dyshohet se ka qenë një arrest kardiak. Gurpi i hetimit është duke bërë të gjitha verifikimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Zjarr Tv Ad