“Po shpërndan para për zgjedhjet e 25 prillit”/ Belind Këlliçi paralajmëron drejtorin e zjarrfikëses: Respekto uniformën !

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kandidati i Partisë Demokratike në qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi ka deklaruar ditën e sotme se qytetarët janë ankuar për drejtorin e PMNZSH Zjarrfikëse Shkëlqim Goxhaj, që po shpërndan para në zonën e pallateve Çabej.

 

Këlliçi paralajmëron Goxhajn se nëse nuk respekton uniformën, ai dhe të gjithë zyrtarët e tjerë që shfrytëzojnë funksionet publike për qëllime elektorale, atëherë do të përballen me forcën e ligjit, pas zgjedhjeve të 25 prillit.

 

“Po marr dhjetra ankesa nga qytetarë, për përfshirjen e drejtorit të PMNZSH Zjarrfikëse Shkëlqim Goxhaj, në shpërndarje parash në zonën e pallateve Çabej.

 

I bëj thirrje Z. Goxhaj të respektojë uniformën e shtetit dhe të mos shfrytëzojë funksionin publik që ka, për interes partiak.

 

Pas 25 prillit, Shkëlqim Goxhaj dhe cilido zyrtar tjetër që paguhet me paratë e taksapaguesve shqiptarë, dhe që shfrytëzon funksionet publike për qëllime elektorale, do të përballet me forcën më të madhe të ligjit. Jua njohim fytyrat dhe veprat. Nuk ju harrojmë!” deklaroi Këlliçi.

Zjarr Tv Ad