Maliqi: Kryegomarit të Rilindjes do ia heqë populli samarin më 25 Prill, nuk do hyjë më në punë për asgjë

0
97
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kandidati për deputet i LSI-së, në qarkun e Beratit, Lefter Maliqi përmes një postimi në Facebook shkruan se Berati po e braktis kryeministrin Rama.

Duke marrë krahasimin e Ramës, Maliqi shton se kryegomarit të Rilindjes do ia heqë populli samarin më 25 Prill dhe nuk do hyjë më në punë për asgjë.

Maliqi: Berati braktis përfundimisht Kryerilindasin. Ramziu përfundoi duke takuar gomerët, por edhe ata nuk e afronin se i trembte. Kryegomarit të Rilindjes do ia heqë Populli samarin më 25 Prill dhe nuk do hyjë më në punë për asgjë. Siç dogji Shametin, Felajn, po djeg Klosin dhe Naçon, ku këtij të fundit i premtoi vendin e dytë në listë, por e shiti. Kryegomari i Rilindjes, në Berat do marrë humbjen më të thellë në historinë e së majtës. Këtë herë ngushëllohu se takove gomerët, por herën tjetër do të të presin laraskat dhe do të të këndojnë kumrijet në Berat.

 

Zjarr Tv Ad