Edi Rama: E padrejtë humbja e gjyqit 110 milionë eurosh, Kryeministri akuza Metës dhe PD-së, reagim i neveritshëm…

0
215
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas lajmit s’e Shqipëria humbi përfundimisht, gjyqin me sipërmarrësin italian Francesco Becchetti, lidhur me dëmshpërblimin e kërkuar nga ai për mbylljen e televizionit “Agon” në vitin 2015-të, ka reaguar Kryeministri Edi Rama.

Rama ka thënë s’e ky është një vendim i padrejtë, i arbitrazhit në favor të një individi që kërkohet nga drejtësia shqiptare.

Ndërkohë Rama ka hedhur akuza ndaj Metës dhe Partisë Demokratike, pasi më herët kanë reaguar kundër tij, sa i përket humbjes së gjyqit, ku Shqipërisë do i duhet të paguaj 110 milionë euro. Gjithashtu, Rama shprehet se Shqipëria ka fituar tre nga katër gjyqet ndërkombëtare ndaj sipërmarrësit.

Postimi i Ramës: 
“Gëzimi i Ilir Metës dhe i Lulepartisë për vendimin e padrejtë të arbitrazhit në favor të një individi që kërkohet nga drejtësia shqiptare është sa i neveritshëm, aq dhe i parakohshëm! Shqipëria ka fituar tre nga katër gjyqet ndërkombëtare ndaj këtij marifetçiu! Gëzimi sharlatanesk i Presidentit mendjehumbur dhe i partisë që për pushtet po infekton përditë shqiptarët, do të zgjasë pak dhe ata do të humbasin, jo Shqipëria!” 

Por, i menjëhershëm ka qenë edhe Reagimi i Partisë Demokratike, të cilët kanë thënë s’e shumë shpejt Rama do largohet dhe Shqipëria, e që do të ketë një qeverisje të përgjegjshme.

Reagimi i PD-së: Edhe në ditën kur i duhet të përballet me dështimin e radhës, Rama nuk bën gjë tjetër vetëm se merret PD dhe opozitën. Shqipëria ngeli në baltë me Ramën për 8 vjet- ky është fakt, sikundër mbetet po fakt që shqiptarët duhet të paguajnë 4560 lekë të reja nga xhepi, këtë herë për shkak të arrogancës së Edi Ramës. Është koha për ndryshim, që Shqipëria të ketë një qeverisje të përgjegjshme. Këtë do ta vendosin shqiptarët me votën e tyre në 25 prill. Ditën kur Rama do të humbë dhe Shqipëria do të fitojë.”

Kujtojmë se më herët, ka qenë Presidenti Meta, i cili ka kërkuar nga SPAK të nisë hetimet, pasi sipas tij Avokatura e Shtetit e ka gënjyer në lidhje me procesin gjyqësor.

Reagimi i Metës: 
E kam paralajmëruar prej kohësh Qeverinë ende në detyrë të heqë dorë nga arroganca dhe të tërhiqet nga çdo vendim abuziv e jashtë procedurave ligjore ndaj investitorëve të huaj në vendin tonë. Vetëm për tekat dhe kapriçot personale të Kryeministrit, i cili e urren edhe lirinë e medias, tashmë Shqipëria është e detyruar të paguajë 110 milion euro. Skandali merr përmasa më të mëdha, për shkak se Avokatura e Shtetit e ka gënjyer Presidentin e Republikës duke pretenduar se nuk e ka humbur gjyqin me kompaninë në fjalë, madje duke fshehur informacion.Në këto kushte, i bëj thirrje Prokurorisë së Posaçme, (SPAK), të nisë urgjentisht hetimet penale për këtë dëm të madh ekonomik të shkaktuar shtetit dhe që do paguhet fatkeqësisht me paratë e të gjithë taksapaguesve shqiptarë. Është koha, që Drejtësia të vendosë para përgjegjësisë ligjore, të gjithë shkaktarët e këtij dëmi ekonomik, edhe për të parandaluar në të ardhmen dëme më të mëdha për Buxhetin e Shtetit dhe taksapaguesit shqiptarë, për shkak të shpërdorimit të detyrës me pushtetin të zyrtarëve të lartë.”

Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID) një gjykatë arbitrazhi, pjesë e Bankës Botërore, e dënoi Shqipërinë në Prill të vitit 2019-të me 110 milion euro, duke gjykuar se mbyllja e televizionit ishte “motivuar politikisht”. Ky dënim përfaqëson dhe vlerën më të lartë me të cilën Shqipëria është dënuar nga një gjykatë arbitrazhi. Autoritetet shqiptare reaguan duke kërkuar anulimin e vendimit të marrë.

Kërkesa e palës shqiptare, u bazua te shkelja e procedurave gjatë procesit të arbitrazhit, por Komisioni Ad Hoc i ngritur për shqyrtimin e rastit, nuk e ka gjetur të drejtë pretendimin e palës shqiptare, e cila do të duhet tanimë të paguajë dëmshpërblimin prej 110 milion eurosh.

 

Zjarr Tv Ad