Monika Kryemadhi bën deklaratën e fortë: LSI s’ka nevojë as për Rilindjen e Ramës dhe as për…

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme, kryetarja e LSI-së, ka zhvilluar një takim elektoral në Vlorë, ku  ka folur edhe për koalicionin parazgjerdhor që LSI ka bërë, me Partinë Demokratike.

Kryemadhi, ka theksuar se LSI është Parti e majtë dhe ka bërë një koalicion parazgjedhor me Partinë Demokratike, jo sepse ka nevojë për të, por sepse do të mirën e Shqipërisë dhe të rinisë së vendit.

Sipas Kryemadhit, LSI nuk ka nevojë as për PD dhe as për Rilindjen e Ramës, duke shtuar se Partia që ajo drejton  po merr përgjegjësinë e madhe, që ka të bëjë me të ardhmen e të rinjve.

“Sot unë dua të jap një mesazh, ne si LSI jemi parti politike që është e majtë, e kemi bërë një koalicon parazgjedhor me PD jo se kemi nevojë për PD, nuk kemi nevojë as për rilindasit e Ramës por ne e duam vendin tonë e duke e dashur ne marrim përgjegjësi shumë më të mëdha që kanë të bëjnë jo vetëm me ne por me të ardhmen e të fëmijës që do lindi pas dy muajve, të atyre fëmijëve që sot duan të ikin në kopshte por familjarët s’kanë t’i paguajnë e të ardhmen e qindra mijëra fëmijëve të tjerë që do lindin në të ardhmen”, u shpreh Kryemadhi.

Gjithashtu, kryetarja e LSI-së shtoi se shanset për të dalë forcë e parë në Vlorë janë shume të mëdha, jo vetëm për të qenë forcë e parë në këtë qytet, por në gjithë Shqipërinë.

Më pas kryetarja e LSI-së, u shpreh edhe për kryesuesin e listës së deputetëve për LSI-në të  Qyrkut të Vlorës, Luan Ramën.

“Xhelozitë janë shumë të mëdha për ty, kanë qenë që kur ke qenë i ri në PS.
Jam i bindur se ti ekszison, i shqetëson, i bezdis të gjithë rilindasit që i kanë menduar vlonjatët si njerëz që mashtrohen, koha e allishverisheve në Vlorë ka marrë fund.

Luani s’është nga Vlora por drejton listën e Vlorës për një arsye, se ne duhet të kuptojmë që Shqipëria sic është vend i madh për ndajren e mentaliteteve e lokaliteteve është aq i vogël për të gjithë bashkë kundër tjetërsimit të identitetit e sovranitetit kombëtar”.

Kryemadhi tha se Rama “e di shumë mirë që ai në Vlorë do humbi e di mirë që në gjithë Shqipërinë ka humbur por do të krijojë alibitë e veta të menaxhojë ato 4 muaj për të mbyllur gjithë letrat e dokumentet.
S’ka Zot që e mbron Ramën, hajdutët e pronave të vlonjatëve në Vlorë, sk’a askush që ta mbrojë, cdo njeri që ka cënuar lirinë, të drejtën e jetën e të gjithë shqiptarëve”– kështu u shpreh Monika Kryemadhi, gjatë takimit që zhvilloi në Vlorë.

 

 

 

Zjarr Tv Ad