Deklarata e Ramës për punëtorë nga Bangladeshi, Çuri: Do përdoren politikisht, do u jepet pasaportë dhe do bëhen votues të PS-së

0
67
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Arjan Çuri është shprehur mbrëmjen e djeshme se deklarata e Ramës për punëtorë nga Bangladeshi, është një skemë e sofistikuar trafiku të qënieve njerëzore.

Në emisionin “Zonë e Lirë”, Çuri tha se nëse emigrantët vijnë në Shqipëri dhe pajisen me lejeqëndrimi e pasaportë, ata do të përdoren politiksht dhe do bëhen votues të Partisë Socialiste.

Kjo është më e thellë se sa kaq. E shikoj si një skemë trafiku njerëzish të sofistikuar, është në të gjithë botën, ka një lëvizje njerëzish dhe racash në të gjithë botën. Nëse këta vijnë dhe qeveria u jep lejeqëndrimi dhe brenda një periudhe të shkurtër pasaportë, për kë do votojnë këta? Kjo bëhej ashiqare në Greqi, do bëhet edhe këtu. Skema është që këta do përdoren politikisht, do u jepet pasaportë dhe do bëhen votues të PS-së”, tha Arjan Çuri.

Ndërkohë, vetë Rama ka thënë se kompanitë që operojnë në Shqipëri, nëse nuk gjejnë punëtorë në tregun e brendshëm, “do t’i kthejnë sytë” nga ai i jashtëm.

 

 

Zjarr Tv Ad