Topalli akuza Ramës, Bashës dhe Metës: Koha të largojmë sektin që mendojnë vetëm për privilegjet e tyre, ndryshimin e sjellin vetëm të rinjtë…

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e “Lëvizjes për Ndryshim”, Jozefina Topalli, ditën e djeshme ka akuzuar klasën e vjetër politike duke thënë se ka marrë peng të ardhmen e vendit. Topalli akuzoi Kryeministrin Edi Rama, kreun e PD Bashën dhe Presidentin Meta. Sipas saj, ata janë një sekt të korruptuarish, prej kohësh bashkëpunojnë me njëri-tjetrin për interesat e tyre personale.

Një ftesë për kurajon që me votën e tyre pa pasur nevojë për sakrificën e jetës të hedhin votën kundër një klase politike të korruptuar. Duket sikur është e ndarë në tre parti, por në fakt është një forcë politike e ndarë në tre seksione, të cilët mendojnë se si të rinë të ruajnë privilegjet dhe të rrinë në karriget që ato i mbajnë prej tre dekadash”, tha ajo.

Topalli tha s’e shpresën nuk mund ta sjellë as Rama as Meta dhe as Basha. Ajo kujtoi dje martirët e 2 Prillit 1991 në Shkodër, ku dhe vendosi kurora me lule. Topalli tha se kjo klasë politike, ka larguar shpresën dhe të vërtetën dhe nuk ka më drejtësi në vend. Ish-kryeparlamentarja u shpreh se 3 dekada më parë, njerëzit bënin të pamundurën për të pasur më shumë mirëqenie e demokraci, ndryshe nga sot ku sipas saj demokracia është zëvendësuar me korrupsion dhe të vetmit që mund ta sjellin shpresën dhe ndryshimin, janë të rinjtë.

“Unë nuk besoj se Edi Rama, Lulzim Basha, Ilir Meta, Monika Kryemadhi apo Shpëtim Idrizi apo ca emra të tjerë mund të sjellin shpresën e ndryshimit për vendin tonë. Ishte një kohë kur njerëzit besonin në idealizma, ishte një kohë kur kishte besim dhe kishte shpresë. Martirët e 2 Prillit janë rasti më emblematik të një sakrifice dhe qëndrese të një qyteti kundra një diktature.

Sot pas 3 dekadash jetojmë një moment kur shpresa është larguar nga ne dhe e vërteta është shumë larg nga ne, ku nuk ka një pluralizëm, nuk ka një të majtë dhe një të djathtë, ku nuk ka një qeveri dhe një opozitë, ku nuk ka drejtësi dhe ekonomi”, u shpreh Topalli.

Zjarr Tv Ad