Mjekja shpërthen ndaj Ramës pas 110 milionë eurove të humbura: Të shesë shtëpinë dhe pronat për ta paguar, ai e nisi çorbën…

0
589
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mjekja e njohur Lida Shosha, ka bërë një postim të fortë në rrjetet sociale, për ndëshkimin prej 110 milionë eurosh që ka marrë Shqipëria, pasi Kryeministri Rama humbi gjyqin me biznesmenin italian Beçheti, për mbylljen e televizionit “Agon”.

Në postim, Shosha thotë se nuk ka pse të penalizohen shqiptarët, për një vendim të marrë në mënyrë të njëanshme nga ana e Ramës.

“Këtë gjyq nuk e nisi Shqipëria, as shqiptarët, por Kryeministri arrogant, i papërgjegjshëm, delirant. Përse duhet të penalizohen shqiptarët?! Përse duhet të paguajmë një faturë maramendëse, kur ato lekë mund të investoheshin në shkolla, kopshte, spitale, azile, shtëpi femijësh, rrugë, ujë, infrastrukturë, transport, edukim, etj. apo për bukë e çati për qindra familje të uritura, që jetojnë mes skamjes migjeniane…. në çdo cep të ketij vendi?!

Këtë faturë duhet ta paguajë ai që  e nisi, stisi dhe bitisi këtë çorbë, që iu përplas fytyrës si feçe diareike,  se bota nuk të lë të shkelësh e shkatërrosh tjetrin, sepse je sovrani e bën ç’të dojë palla me vatanë…

Janë me mijëra njerëzit e këtij vendi, që punojnë ndershëm, paguajnë detyrime tatime, sigurime, taksa, ç’t’i dojë qejfi qeveritarëve, që i rrisin jo me 1%, por 100% e s’pyesin kërrkënd.

Paguajmë, madje para se të bëjmë bilancet e tjera, se shteti ka përparësi, të këput gjobë e madje të rras edhe në qeli për një faturë elektriku…

T’i gjejë ku të dojë, të shesë shtëpi , prona, pasuri dhe veten po mundi. Boll e mbytët, e shqepët, e rropët këtë milet, boll më!” përfundon me revoltë Shosha.

 

Zjarr Tv Ad