Takimi me banorët e Unazës së Re/ Basha: Më 25 prill i mbyllim derën të keqes! Faji i Ramës që shteti duhet të paguajë 110 milionë euro

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka qenë i pranishëm ditën e sotme në njësinë 14, në Tiranë. Ai u prit me entuziazëm nga qytetarë dhe militantë e zonës. Banorët u ankuan tek Basha për projektin që parashikon devijimin e Lumit “Lana” dhe kërkuan prej tij anulimin e projektit kur të vijë në qeverisje.

Basha tha se qeveria nuk do të ketë kohë të vazhdojë më me projekte korruptive, pasi qeveria e tij do të anulojë projektet që shkelin ligjin dhe grabisin pronën e qytetarëve.

Më tej kreu i Partisë Demokratike mori pjesë në takimin e organizuar nga drejtuesi politik i PD në njësinë 14, Belind Këlliçi, me të rinj të kësaj zone. Në fjalën hapës, Këlliçi tha se zona e Unazës së Re numëron rreth 70 mijë banorë, por që vuan mungesën e investimeve. Ai gjithashtu tha se të rinjtë janë shtresa më e goditur nga keqqeverisja e 8 viteve të fundit.

Pasi dëgjoi shqetësimet e të rinjve, Basha tha se mosdëgjimi i zërit të qytetarëve dhe në veçanti i rinisë, ka qenë misioni i vetëm i kryeministrit në ikje. Ai tha se 25 prilli është dita për t’i mbyllur derën të keqes dhe t’i hapet rrugë hapjes të vendeve të punës, arsimit profesional, praktikave mësimore, ndihmës për studentët, biznesin dhe ekonominë shqiptare.

Basha tha ditën e sotme se humbja e gjyqit ndaj biznesmenit Bechettit është bërë tashmë lajm ndërkombëtar e se është faji i Edi Ramës që Shqipëria do duhet të paguajë 110 milionë euro.

Basha përsëriti planin e Partisë Demokratike për arsimin, ku një ndër nismat e para do jetë anulimi i ligjit për arsimin e lartë dhe rritjen e financave për universitetin. Ndërsa bashkëpunimi me Aleancën Europiane të Universiteteve dhe me Komisionin Europian, do t’u mundësojë studentëve shqiptarë trajnime profesionale dhe mundësinë për punë me paga dinjitoze. Ai gjithashtu tha se prioritet do të ketë edhe plani urbanistik i Tiranës dhe përshpejtimin e procesit të rindërtimit për familjet e dëmtuara nga tërmeti.

Zjarr Tv Ad