Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka zhvilluar në Fier një takim me përfaqësues të biznesit të vogël.
Rama tha se mandati i tij i dytë ishtë më i jashtëzakonshmi në historinë e pluralizmit pasi ishte tërmeti dhe pandemia.
Ai ndër të tjera tha se do të fshijë çdo gjumë të tërmetit si dhe së shpejti do të dalim nga “tuneli i pandemisë”.
“Mandati jonë i dytë një mandat i jashtëzakonshëm, më i jashtëzakonshmi në historinë e pluralizmit, dhe do jetë edhe për shumë dekada të tjera. Në një mandat qeverisësh të kesh një tërmet që na ndodhi dhe një pandemi je në kushte kur je në luftë dhe duhet të mobilizosh të gjitha forcat për tu përballur.
Do të fshijmë nga faqja e dheut të gjitha gjurmët e tërmetit. Duhet të dalim sa më shpejt nga tuneli i pandemisë, dhe duhet të kujdesemi me distancim. Me lehtësimin e sezonit turistik të gjithë sipërmarrësit të fillojnë të marrin frymë më thellë në këtë periudhë të vështirë. Biznesi i vogël sot e ka taksën 0 angazhimi ynë është shumë i qartë 0 do të mbetet deri në vitin 2029.
Nëse në këtë dekadë i japim të gjithë lirinë që të veprojë do të kemi një hapësirë të punësimit dhe vetpunësimit. Jo vetëm taksa dhe TVSH do të mbeten 0, por procesi me fiskalizimin po ecën shumë shpejt dhe nuk do të keni më asnjë lloj kontakti fizik me shtetin,” tha Rama ndër të tjera.