Është parë që, sa u takon takimeve elektorale nga ana e PS-së me banorët, ka një irritim të përgjithshëm për zhgënjimin dhe pakënaqësitë që ata kanë ndaj qeverisë.
Pavarësisht se propaganda paraqet njerëz të lumtur dhe të kënaqur, e vërteta duket qartë në këto pamje.
Njerëzit nuk mashtrohen as me ndryshime emri të qytezës së tyre, as me mashtrime për taksa e as me projekte të nisura në prag fushate.
Realiteti që ata prekin përditë është varfëria dhe mjerimi.
Në takimin me drejtuesin politik të PS-së Blendi Klosi, në Urën Vajgurore në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 25 Prillit, qytetari shpreh pakënaqësinë e tij për 8 vite qeverisje.
Ai thotë se ka ardhur koha që t’ja lenë vendin të rinjve, sepse nuk kanë çfarë të japin më.
“Po na mashtroni. Ku e ke ti taksën e sheshtë, unë po paguaj taksa sa po shembem. Urdhëro! Ke vënë një dritë ti këtu, apo shikoni shtyllat ju dhe i quani drita? Ka dritë? Unë po i paguaj, ne po i paguajmë këto o zotëri. Vjen kjo zonja e bashkisë do lekë.
“Dua lekët unë,” thotë ajo. Ku t’i gjej unë lekët, ti i fut paratë e tua të gjitha në xhep.
Po thua që taksat e sheshta, unë s’kam parë taksë të sheshtë këtu. Unë po e marr 100 mijë lekë një thes plehë, unë 100 mijë lekët dua 3 vjet t’i ha vetë. Unë po ja hedh serrës për një ditë. Si ka mundësi që ju thoni po bëj këtë, po bëj ata, ndërkohë që ju s’keni bërë asgjë. Asnjë gjë, 8 vjet. Çfarë mandati të tretë kërkon më ? Lërja tjetrit, jeni të lodhur totalisht, nuk jeni më për këtë punë, ka rini këtu plot.
Ti shkollën e ke bërë vërtet po e ke bërë për në xhep, se ke bërë shkollën për ne. Tani ngrehu e fol ti se mbarova unë.
Serat u përmbytën atje, po e di unë se çfarë kam hequr.”
Klosi e menaxhoi me qetësi debatin, por në fund, teksa po u kërkonte qytetarëve që të shpërndaheshin me qetësi “avash se ka shumë rrëmujë” i kërkoi llogari operatorit se përse e xhiroi të gjithë skenën. “Hë more ça xhiron një orë, kaq gjatë”, i tha Ministri Blendi Klosi.