Ambasadorja Yuri Kim, ka bërë një postim në rrjetet sociale, pasi ka parë konferencën për media të kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi.
Kim shkruan se është shumë mirë të dëgjosh se u arrit një marrëveshje për fletët e votimit, në mënyrë që ato të printohen në kohë.
Ambasadorja shprehet se SHBA e mbështet fuqimisht KQZ-në, në përpjekjet për të siguruar zgjedhje të drejta, në kohë dhe transparente.
“Sapo ndoqa konferencën për shtyp të Ilirjan Celibashi. Shumë mirë të dëgjosh që formati i fletëve të votimit është rënë dakord në mënyrë që ato të shtypen në kohë për zgjedhjet 4/25. Ne fuqimisht mbështesim Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe përpjekjet për të siguruar që rregullat dhe kushtet e zgjedhjeve janë të drejta, me kohë dhe transparente”,- shkruan Yuri Kim.