Përgjithmonë Putin! Presidenti firmos ligjin që e lejon të qëndrojë në pushtet deri në vitin 2036

0
71
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një ligj të ri që e lejon të kandidojë edhe për dy mandate të tjera në Kremlin, pasi mandati aktual të përfundojë në vitin 2024, raporton Reuters.

 

Ligji i ri, i cili i hap rrugë qëndrimit të Putin në pushtet deri në vitin 2036, nëse zgjedh të rikandidojë dhe i fiton zgjedhjet, vjen pas ndryshimeve kushtetuese të bëra vitin e kaluar.

 

Sipas versionit të mëparshëm të Kushtetutës ruse, 68-vjeçari, i cili është në pushtet prej më shumë se 20 vitesh, duhet të mos kandidonte më kur t’i përfundonte mandati i dytë radhazi, në vitin 2024. Por pas amendamenteve të bëra në Kushtetutë dhe të miratuara me votë popullore, atij i lejohet të kandidojë edhe për dy mandate të tjerë 6-vjeçarë. Në vitin 2036 ai do të jetë 83 vjeç.

 

Ish-agjenti i KGB ka qenë më parë për dy mandate president i Rusisë, në periudhën 2000-2008, më pas shërbeu dy mandate si kryeministër dhe u rikthye në presidencë në vitin 2012.

 

Nëse kandidon dhe fiton përsëri zgjedhjet edhe për dy mandatet e ardhshme, atëherë Putin do të ketë qëndruar në pushtet më shumë se Josef Stalin, për t’u bërë udhëheqësi më afatgjatë i vendit, që prej Pjetrit të Madh, i cili sundoi për 42 vite.

Zjarr Tv Ad