Fatmir Mediu: Mos ia falni jetën tuaj dhe të fëmijëve tuaj Edi Ramës

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu zhvilloi një takim elektoral në Njësinë 7 në Tiranë.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të votojnë për opozitën më 25 prill, ndërsa tha se qytetarët nuk duhet t’ia “falin jetën e fëmijëve dhe familjeve Edi Ramës”.

Ky është shteti që është ndërtuar këto 8 vjet dhe prandaj them që nuk ka dallim ndërmjet të majtëve dhe të djathtëve, sepse si të majtë, dhe të djathtë vuajnë sot nga papunësia, si të majtë, dhe të djathtë vuajnë sot nga pamundësia për të pasur një shtet që t`i trajtojë  si të barabartë përballë ligjit. Si të majtë, dhe të djathtë sot vuajnë mungesën e besimit dhe shpresës tek e ardhmja, sidomos mundësia për t`a bërë Shqipërinë evropiane.

Prandaj mendoj që data 25 prill është jashtëzakonisht e rëndësishme, sepse vendosen përballë njëra-tjetrës dy botë. Njëra botë është bota e shqiptarëve që duan shtet që t`i konsiderojë ata qytetarë ne dinjitet dhe të barabartë përballë ligjit. Nga ana tjetër është bota e Edi Ramës, e krimit dhe korrupsionit. Mos ja falni jetën e fëmijëve tuaj, të familjeve tuaja, jetën tuaj, dinjitetin dhe lirinë, Edi Ramës dhe pushtetit të tij të inkriminuar”, deklaroi Mediu.

Zjarr Tv Ad