Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, deputeti Selami Jenisheri, ka sfiduar kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Opozitës Lulzim Basha, duke i ftuar ata në debat.
Jenishehri, ka shtruar një pyetje duke kërkuar arsyen se pse, Rama dhe Basha nuk e pranojnë debatin televiziv me të.
Më pas, ai shkruan se ata nuk pranojnë të dalin në debat me të, pasi sipas tij, Rama dhe Basha nuk tregojnë dot se ku i marrin paratë e tyre.
Jenisheri edhe më parë ka sfiduar Kryeministrin Edi Rama, duke thënë që të krahasojë programin e PS-së me programin e tij dhe nëse PS e ka më të mirë, sipas tij do u bëjë thirrje të gjithë pensionistëve, që të votojnë Partinë Socialiste.