Ylli Manjani: SPAK të nisë hetimin e plotë për çështjen Bechetti/ Pse s’po flet zonja Yuri Kim?

0
91
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka reaguar sërish përsa i përket çështjes së 110 milionë eurove, që shteti shqiptar i duhet të paguajë biznesmenit italian Francesco Bechetti.

Mes të tjerash, në reagimin e tij në facebook Ylli Manjani, ka theksuar heshtjen e ambasadores amerikane në Shqipëri, Yuri Kim. Sipas tij, raste të tilla duhet të ishin subjekt i hetimit nga SPAK, gjë për të cilën duhet të jetë dakord edhe ambasadorja amerikane, për të cilën thotë se nuk ka reaguar ende.

”Besoj me këtë llogjikë është dakord kushdo. Është dakord edhe zonja Kim, e cila spo flet për raste të tilla….”- shprehet Manjani.

Postimi i plotë:

Edhe njëherë, nuk shpresoj e as dua të shpresoj që çështja “Bechetti” të jetë pjesë e reagimeve politike. Aq më pak e lidhur me zgjedhjet politike. Nga sa kemi parë e lexuar publikisht, indiciet janë të plota për SPAK që të fillojë menjëherë një HETIM TË PLOTË. Kush urdhëroi mbylljen e televizionit Agon Channel? Për ç’motive u bë? Kush kontaktoi pronarin e televizionit?! Përse duhet të takonte Enkel Jotin?  Ç’rol kishin Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave dhe Kryetari i Bashkisë Tiranë në këtë çështje?!

 Këto pyetje dhe të tjera duan përgjigje që të kuptohet vendimi i Arbitrazhit dhe të përcaktohet përgjegjësia INDIVIDUALE. Nuk ka nevojë as për kallëzime e as për ligje të tjera. Mjafton SPAK të bëjë detyrën për të cilën u krijua me KONSENSUS POLITIK. Ndaj nuk ka përse të lidhet as me kallëzimet, as me zgjedhjet e as me instrumente të tjera legjislative të pushtetit politik (kushdo qoftë). SPAK u themelua për këtë rast. Për të ndërhyrë tek jakat e bardha në nivel të lartë. Për të ndërhyrë kur ata janë ende në detyra publike. Kur bien SPAK nuk na duhet, sepse me të rënë nga fiku “trimërohet” kushdo prokuror i zakonshëm. SPAK, i posaçmi pra, duhet për rrethana të tilla “të posaçme”…

Besoj me këtë llogjikë është dakord kushdo. Është dakord edhe zonja Kim, e cila spo flet për raste të tilla….

 

Zjarr Tv Ad