Lidhur me çështjen e gjyqit të Becchettit, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka reaguar edhe Genc Sejko, duke shkruar; “Ne i detyrohemi Becchettit 110 milion euro, ose 2,258 ton ar. 658 kg më shumë se rezervat e arit që ka vendi ynë. Thashë t’ju tregoj sepse e shoh që e keni marrë lehtë këtë muhabet”. Gjithashtu, Sejko thotë se këtu nuk janë llogaritur interest dhe shpenzimet tona ligjore, por këto interesa sipas Sejkos, kanë shkuar rreth 9 milion euro.
“Ne i detyrohemi Becchettit 110 milion euro, ose 2,258 ton ar. 658 kg më shumë se rezervat e arit që ka vendi ynë. Thashë t’ju tregoj sepse e shoh që e keni marrë lehtë këtë muhabet.Ps. Këtu nuk janë llogaritur interesat dhe shpenzimet tona ligjore. Interesat kanë shkuar rreth 9 milion euro. Ndërsa fatura ligjore pritet të jetë e majme sepse qeveria jonë ka kontraktuar një nga firmat më të shtrenjta ligjore”, kështu shkruan Genc Sejko.