Taulant Balla: Mos ia jepni votën Monës, çdo votë të shkojë për Ramën, PD nuk ka asnjë mundësi të fitojë…

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme, Taulant Balla ka folur nga Gramshi, duke u shprehur se PD thuajse s’ka asnjë mundësi, që të përfaqësohet në Parlament nga ndonjë kandidat i këtij komuniteti.

Gjatë fjalës së tij, Balla u shpreh se nëse duan ndryshimin, duhet të votojnë për Partinë Socialiste. Ndërkohë që i ka udhëzuar votuesit që në zgjedhjet e 25 Prillit të mos ia jepni votën Kryemadhit, sepse sipas tij, maksimumi do blejë një palë çizme të reja.

Çdo votues i majtë, që i rreh zemra majtas t’ia japë votën PS dhe Ramës. Kam një thirrje për demokratët e Gramshit, ata që kanë mbetur. Vëllezër, nuk e di arsyen se përse e keni zemrën djathtas, çojeni zemrën në vendin e duhur, dy kandidatëve tanë që i japin më shumë përfaqësi qytetit. Shanset që PD të jetë me kandidatët e vet në Parlament nga Gramshi, ka aq sa të fitojë Belshi kampionatin. Mos ia jepni votën Monës sepse maksimumi do të ble çizme të reja, sepse s’ka ç’të japë për Gramshin. Kush do pensione më të larta, punësim më shumë, shkolla më të mira, kush do Gramshin më të bukur, duhet të votojë Partinë Socialiste dhe Edi Ramën”, tha Balla.

 

Zjarr Tv Ad