Nuk përmbahet Rama: Është çudi e madhe me këta palaço, ç’a janë këta analfabetë funksionalë? Torolisin gjithë mendjet e njerëzve…

0
129
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjatë inspektimit të punimeve për rinkostruksionit të Mësonjtores së Parë Shqipe, Kryeministri Edi Rama, është ndalur dhe tek akuzat e opozitës, mbi ndryshimin e emrit dhe humbjen e identitetit të godinës. Rama, i ftoi kundërshtarët politik të presin përfundimin e punimeve dhe të mos torolisin kot publikun me diyinformim, por të reagojnë atëherë kur gjërat janë të mbuluara nga pluhuri dhe nga mbeturinat dhe jo kur ato restaurohen.

Rama: Shumë mirë domethenë me rivendosjen e shkronjave aty, mbaron dhe puna.

Peleshi: Edhe spekulimet politike.

Rama: Kjo është një çudi e madhe me këta palaço.

Elva Margariti: Të simbolizosh një godinë të tillë dhe një ndërhyrje që nuk kishte ndodhur që në 87-ë vetëm me simbolin e disa shkronjave është fatkeqësisht si gjithmonë qasja politike përpara çdo punë të mirë.

Rama: Të presin të mbarojë puna. Çësht ky hall i madh, u lëvizën i morën ikën, unë thash çfarë kishte ndodhë. Shkronjat vihen në vend aty, këta… Si shpjegohet që kur janë duke rënë kur janë me merimanga , si nuk ngrihen njëher këta. Po sa rregullohen gjërat menjëherë nxjerrin bishta, Ç’a janë këta, ku jetojnë këta nga çfarë shekulli vijnë këta? Torolisin gjithë mendjet e njerëzve, analfabet funksionalë. Ata është për t’i marrë dhe për t’i vendosur tek ajo banka atje.

 

Zjarr Tv Ad