Benet Beci : Kemi investuar rreth Shkodrës shumë ,duam ta bëjmë më dinamike

0
160
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kandidati i Partisë Socialiste në Shkodër, Benet Beci tha se Shkodra deri më sot ka mbetur ‘peng’ i politikës dhe se se qëllimi i tij në skuadrën e PS është pikërisht se si të gjeje rrugën e komunikimit dhe bashkëpunimit në mënyrë që Shkodra të kthehet në një pikë turistike me të gjitha potencialet që jo ofron dhe qyteti të transformohet tërësisht në mënyrë që të nxitet ekonomia dhe punësimi.

I renditur i 3-i në listën e PS në Shkodër, Beci tha se Shkodra është qyteti i urave dhe se në 4 vitet e ardhshme në të do të punohet për ta kthyer në një qytet dinamik.
“Shkodrën duam ta bëjmë më dinamike, ka një ecje më të avashtë të saj vitet e fundit për shkak të konflikteve politike, por mendoj se nuk ka më as kohë dhe as arsye që Shkodra të mbetet peng i diskutimeve politike. Kjo është edhe detyra ime në skuadrën e PS. Ajo që kemi bërë në gjithë Shqipërinë ne do ta bëjnë këtë 4-vjeçar në Shkodër. Kemi investuar rreth Shkodrës shumë, ajo që më intereson mua është se si të gjejmë rrugën se si të bashkëpunojmë.

Administrator i KESH, Benet Beci foli edhe për projektin që digat e vendit të kthehen në potenciale turistike jo vetëm për të vlerësuar dhe nderuar punë e atyre që kanë ndërtuar këto vepra madhore, por edhe si pika atraksioni turiste që do të forcojnë ekonominë e zonës.

“Historia e ndërtimit të HEC-ve është historia e një periudhë kohore të vetë Shqipërisë. Kthimi i digave në një atraksion dhe në një memorial të atyre që i kanë bërë dhe ndërtuar ka një efekt të shumëfishtë, jo vetëm të kujtime të tyre por dhe të vizitorëve duke treguar se çfarë është në gjendje të bëjë ky komb dhe kthehet në një atraksion turistik të jashtëzakonshëm”, tha Beci.

Zjarr Tv Ad