Kreshnik Spahiu ironizon Dash Shehin : “Do ngelesh thjesht një numër”

0
67
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi që fleta e votimit për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit të mos jetë me emrat e kandidatëve por me numra rendorë.

Dash Shehi, një prej aleatëve të kryedemokratit Lulzim Basha, ka qenë ndër të parët që ka shprehur pakënaqësi për këtë. Ai më pas ka vijuar të promovojë në rrjetet sociale numrin e tij në listën e PD-së, numrin 13.

Por ish-kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu nuk e ka lënë pa ironizuar këtë rast. Ai ka edhe një këshillë për Dashamir Shehin:

“Dash Shehi është mërzit nga KQZ sepse ishte emër dhe ka ngel numër. Në flet votomi do quhet thjesht nr:13.

I dashur Dash, Provoje dil një herë në jetë me partine tënde dhe do e kesh emrin në ballë, përndryshe duke u futur 30 vjet tek thesi I PD, do ngelesh thjesht një numër”, shkruan Spahiu në rrjetet sociale.

Zjarr Tv Ad