Kryeministri Edi Rama, është duke ndjekur nga afër procesin e vaksinimit masiv, në qytetin e Gjirokastrës, i shoqëruar edhe nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastrliu, ku ka folur edhe për situatën në aeroportin e Rinasit, ku vijojnë të jenë të pezulluara fluturimet.
Kreu i qeverisë, tha s’e është e patolerushme humbja e ngarkesës së vaksinave. Më tej, Rama deklaroi se nuk ka shans që forca të verbëra, të marrin peng të ardhmen dhe të ndalin procesin e vaksinimit.
“Ajo që është e patolerueshme dhe e pajustifikueshme është se ne e kemi humbur ngarkesën e djeshme të vaksinave dhe kjo është realisht e dhimbshme në një kohë si kjo ku çdo sekondë dhe çdo minutë vlen dhe ne nuk po lëmë sekondë pa shfrytëzuar. Një gjë është e sigurt, që nuk ka shans që forca destruktive, forca të verbra, forca të së shkuarës që duan me çdo kusht të rimarrin peng të ardhmen të na ndalin në këtë proces. I kanë bërë llogaritë gabim dhe kanë marrë përsipër të sfidojnë qeverinë dhe kryeministrin më të gabuar”, shprehet Rama.