Ndërkohë që Ministrja Belinda Balluku, është autorizuar të zëvendësojë kontrollorët që kanë shpallur paaftësi të përkohshme, me kontrollorë nga jashtë vendit, kjo mund të sillte pasoja të rrezikshme për jetët e pasagjerëve të transportit ajror.
Gazetarja Aranita Brahaj, në një postim në rrjetet sociale, thotë se jeta e pasagjerëve nuk mund të ngelet në dorë të kontrollorëve turq, për shkak se ata pavarësisht aftësive që mund të kenë, nuk e njohin relievin shqiptar. Gazetarja shton se jo çdo sektor në vendin tone, mund të menaxhohet në mënyrë provizore, me zgjidhje “alla Rama”.
Postimi i plotë i Brahajt:
Jeta e pasagjereve nuk ngatërrohet me “sahane turq”Nese Shteti e Zgjidh me Kontrollor Turq, duhen jave trajnim per ti mesuar karakteristika te relievit dhe ajrit shqiptar. Plus nese EuroControl perligj qendrimin e Kontrolloreve Shqiptar asnje kontrollor i licensuar nuk do te pranoje te beje pune vullnetare per Aeroportin tone. Shume i rezikshem per jeten e pasagjereve çdo huamarrje e burimeve njerzore qe nuk njohin hapairat e Rinasit. Nuk ngatarrohen sahanet me Turkun per cdo gje. Jo çdo sektor menaxhohet allaRama.
Në një njoftim të dhënë pak minuta më pare, nga Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil (ICAO), Aerporti i Rinasit, do të qëndrojë i mbyllur të paktën deri në orën 15:00 të pasdites së sotme, ndërkohë që disa prej qytetarëve janë njoftuar se pasdite mund të nisin fluturimet.