Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kryeministri Edi Rama është pritur me një këngë të ngjashme me ato që i këndoheshin diktatorit Enver Hoxha, ditën e sotme në Gjirokastër.
Teksa ecte në rrugën e Gjirokastrës, anëtarë të grupit polifonik i kënduan “Mirësevjen Edi Rama burri që bën historinë”, ndërsa ky i fundit ia ktheu me modesti duke i falenderuar “thatë” “Jo, m jo, faleminderit!”
Rama nuk u ndje mirë dhe i përshëndeti më pas u largua duke ia lënë në mes këngën grupit polifonik.
43 vite pas vizitës së diktatorit Enver Hoxha në vendlindjen e tij, në qytetin e Gjirokastrës, kënga origjinale e kënduar nga Grupi i të rinjve është ripërpunuar kësaj here për kryeministrin Edi Rama.