Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, ishte i ftuar në emisionin “Opinion”, ku zbuloi se do të garojë për një mandat të tretë, për drejtimin e Bashkisë së Kryeqytetit.
Veliaj, tha se Shqipërisë i duhet një lider i fortë si Edi Rama, ndërsa mohoi se në të ardhmen, mund të jetë zëvendësuesi i tij në drejtimin e Partisë Socialiste.
“Unë jam një avokat i faktit që Shqipërisë i duhet një lider si Edi Rama. Unë pas dy vitesh, dhëntë zoti të kemi bekimin e këtij qyteti, do të garoj për mandatin e tretë si kryetar Bashkie i Tiranës. Kjo është dashuria e jetës sime, ky është obsesioni që çohem në mëngjes. E di që duhet të bëj punë të vështirë, ca njërëz mërziten e ca gëzohen por rëndësi ka të marr vendime të drejta. Me Edi Ramën kam një kënaqësi të jashtëzakonshme që bashkëpunoj.”-u shpreh Erion Veliaj.