Çfarë deklaroi Ministri “pa lejen” e Ramës që habiti Kryeministrin/ Se kuptoj si mund ta thotë Ahmetaj këtë?

0
81
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Rama, u pyet mbi një deklaratë të Ministrit të Rindërtimit Arben Ahmetaj, i cili ka deklaruar se në sezonin turistik, Shqipëria mund të ofrojë vaksinim kundrejt pagesës për turistët.

Por, kjo pyetje nuk është pritur dhe aq mirë nga Kryeministri, i cili u habit për deklaratën e Ahmetajt dhe tha se nuk e kupton si mund të thotë diçka të tillë Ahmetaj.

“Ministri Arben Ahmetaj ka thënë se në sezonin turistik ne mund të ofrojmë një shërbim për turistët që kundrejt një pagese të kryejnë vaksinën. Sa e vërtet është kjo dhe a do të ofrohet?”, gazetari.

“Mundësia për të vaksinuar turistët mund të ndodh, por është shumë herët për të folur për këtë. Duhen parë si do manovrohet më tej. Por gjithsesi nuk e konfirmoj fare këtë, se kuptoj si e paska thënë Arben Ahmetaj këtë”, kështu u shpreh Rama.

 

Zjarr Tv Ad