Ja kur pritet të hapet aeroporti i Kukësit…

0
237
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aeroporti i Kukësit, është drejt funksionit dhe pritet që në pak ditë të realizohet edhe fluturimi i parë.

Në Fletoren Zyrtare, është botuar hapja zyrtare e pikës së kalimit kufitar ajror, ku shtetasit mund të qarkullojnë. Tashmë aeroporti i Kukësit është një pikë kufitare.

Aeroporti i ri në Kukës, i cili do të hapet së shpejti do të quhet “Aeroporti Ndërkombëtar Zayed-Flatrat e Veriut”.

Këtë e ka bërë me dije vetë Kryeministri Rama teksa ka publikuar një video nga aeroporti, i cili mendohet të hapet brenda këtyre ditëve.

Sipas informacioneve nga Ministria, fluturimi i parë do të ndodhë më 18 prill.

 

Zjarr Tv Ad