Sandër Lleshaj: Pretendimet e kontrollorëve Budallëqe, ky ka qenë profesioni im i parë, më dëgjoni mua…

0
227
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mbrëmjen e djeshme, në një intervistë televizive, ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ka rrëzuar pretendimet e disa qeveritarëve, se me grevën e kontrollorëve në Rinas u cenua siguria kombëtare. “Nuk mund të themi se siguria kombëtare rrezikohet nga tre persona. Jo!

Siguria kombëtare është e bazuar në shumë kolona, dhe sado të presësh njërën, le që kjo nuk është fare kolonë, nuk mund të pretendohet se u cenua siguria kombëtare, por u prodhuan pasoja për jetën e njerëzve”.

Lleshaj i cilësoi qesharake deklaratat e kontrollorëve, që janë të pazëvendësueshëm. “Kam dëgjuar budallëqe, cfarë do të ndodhte, do të na rrëzohej avioni, a thua se këta drejtonin avionin. Avioni drejtohet nga pilotët. Dhe pilotët janë autonomë sa të mos bien pre e kësaj, se një sistem mund të bjerë….

Ky është profesioni im i parë, unë kam qenë oficer i radio-lokacionit, ky është profesioni im. Është mitizuar. Dëgjoja ata protagonistët e ngjarjes që me një lloj nënqeshje cinike thonin nuk ka kush na zëvendëson ne. Jo mo ka kush ju zëvendëson fare mirë” u shpreh Lleshaj.

Lleshaj tha se Shqipëria “ka kontrollorë trafiku ushtarakë”. Por cili ishte mësimi që duhet të nxjerrim? “Si të reduktojmë riskun e varësisë nga profesione ekskluzive”.

Zjarr Tv Ad