Kanë kaluar muaj, që nga koha kur ish-ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, u dënua për veprën penale “Shpërdorim detyre” me 3 vite shërbim prove dhe më pak muaj akoma që kur dosja e tij penale, u kalua nga Kolegji i Gjykatës së Lartë për gjykim.
Së fundi, në një video të publikuar në mediat sociale, Tahiri duket duke kënduar nën tingujt rock, në një restorant në Baldushk. Ish-ministri, ndodhet tashmë larg politikës, të paktën deri sa të shpallet i pafajshëm nga gjykata, ose nëse shpallet i pafajshëm.
Në 21 Shkurt, Tahiri ka uruar publikisht për ditëlindjen djalin e madh Drinin, i cili mbushi plot 10 vjeç, ndërkohë që shfaqeshin në natyrë dhe të rrethuar nga kecat.
Sa i përket çështjes së Tahirit, ai kishte kundërshtuar vendimin e Apelit të Posaçëm dhënë më 26 qershori të 2020, i cili e ktheu dosjen në ngarkim të tij, për rigjykim në Shkallën e Parë.
Në atë kohë, ish-ministri i brendshëm, i kërkoi Gjykatës së Lartë, të zhbëjë vendimin e Apelit dhe të pushojë çështjen ndaj tij.