Në Gjykatën e Tiranës, ka nisur seanca ndaj tre kontrolloreve, Flora Ndreca, Armando Fezga dhe Muhin Mezini. Prokuroria e Tiranës, dërgoi në gjykatë kërkesën ndaj tre kontrollotëve, ku ndaj Flora Ndrecës, ka kërkuar masën arrest shtëpie, ndërsa dy të tjerët, atë të arrestit me burg. Ndaj tyre, prokuroria ka ngritur akuzën e shpërdorimit të detyrës kryer në bashkepunim. Kërkesa do shqyrtohet nga gjyqtari Arben Mica, ndërsa akuza përfaqsohet nga prokurorët Marjeta Zaimi dhe Lidina Riza. Është zbardhur dje dosja e plotë e Prokurorisë, ku shihet debati i ashpër mes Flora Ndrecajt, e cila vazhdon të qëndrojë në burg, dhe Kujtim Malkos.
Prokuroria pretendon se personat e arrestuar, kanë ndikuar te kolegët e tyre në mënyrë që dhe ata të shpallnin paaftësinë e përkohshme për punë. Kjo shpallje e përkohshme e paaftësisë, nga ana e kontrollorëve çoi në pezullimin e fluturimeve për dy ditë nga Rinasi, ndërsa tashmë situata duket të jetë kthyer në njëfare normaliteti, me rikthimin në punë të disa prej punonjësve të Albcontroll. Kjo mosmarrëveshje mes kontrollorëve dhe qeverisë, kanë nisur pas uljes së pagave të kontrollorëve me rreth 60%, me pretendimin e pandemisë, në një kohë që kompania Albcontroll ka zhvilluar një sërë tenderash. “Kujtimi desh më hodhi nga shkallët, më shtyu, nuk flitet me atë”, lexohet në mesazhin që Flora Ndreca, i ka shkruar kolegut të saj Florjan Qirjako.
Në dokumentin e Prokurorisë, thuhet se nga deklarimet e dhëna prej tyre rezulton se plotësimi i deklaratës së paaftësisë të perkohshme, është kërkuar nga drejtuesit e Sindikatës së Kontrollorëve të Trafikut Ajror, shtetasit Flora Ndreca dhe Muhin Mezini.
Ndër të tjera, në dokument është zbardhur dhe dëshmia e shtetasit Kujtim Malko, i cili ka refuzuar fillimisht të firmoste paaftësinë e përkohshme.
“Në datë 06.04.2021 kam marrë një telefonatë nga kolegia Flora Ndreca për t’u ngjitur në kullë. Jam ngjitur në kullë dhe kam gjetur Flora Ndrecën, Ermir Begon dhe Majnald Kodrën. Shtetësja Flora Ndreca më ka pyetur çfarë do të bëja me plotësimin e formularit të paaftësisë. Unë i kam thënë se nuk do ta plotësoj. Më ka pyëtur përse nuk e plotësoj.. Unë i kam thënë se kjo është puna ime. Debati për plotësimin e formularit ka vazhduar për disa minuta dhe përshkak se nuk lejohet debati në vendin e punës, unë i kam kërkuar që të largohet nga kulla. Në këtë moment ajo më është drejtuar duke më thënë ti nuk je burrë. Në këtë moment i jam përgjigjur zbrit nga kulla, se përndryshe do të hedh,” thuhet ndër të tjera në dokument. Më herët eshte zbardhur të plotë dëshmitë e kontrollores Flora Ndreca, e cila mbahet e ndalur prej pothuajse dy ditësh, pas situatës së krijuar në Rinas, ku si pasojë e paaftësisë të përkohshme që shpallën një pjesë e mirë e punonjësve të Albcontroll, i ndërprenë fluturimet për 2 ditë.
Ndreca, ka sqaruar të gjithë dinamikën e krijuar dhe si ajo dhe katër kolegë të saj janë shkarkuar nga puna, vetëm për shkak se shpallën gjendjen e paaftësisë së përkohshme për punë. Ndreca pyetet dhe nëse ka ndikuar te kolegë të tjerë, por edhe se me kë shoqërohej në takimin që ka pasur me Presidentin Meta.