Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kryeministri Edi Rama është ulur me banorët e Kuçit në tavolinë ku kanë konsumuar nga një kafe dhe një gotë raki.
Nuk kanë munguar batutat mes tyre dhe kryesisht Ramës, i cili si rrallëherë vuri bast me qytetarët.
Kreu i PS mori një stiololaps dhe në mbulesë të tavolinës shënoi të gjitha mandatet që do të marrë PS në çdo qark.
Qytetari: Do marrësh 73 mandate.
Rama: Jo mo s’do marrësh 73, ne 74-78, pastaj po bëri ky tërmet më të madh shkojmë 80 ne.
Qytetari 2: Ilir Meta pastaj do japë dorëheqjen pastaj.
Rama: Kështu ka thënë. Ai është me hënën, është kthyer hëna mbrapsh. Unë po ta lë këtu parashikimin tim. Merre vare në kornizë. Ore u bëmë si Luli të tërë, dalin 79. Ky është maksimumi. Merreni këtë priteni këtu dhe ma këndoni mua.