Shqipëria dhe Forcat e Armatosura po përgatiten për të mikpritur “Defender Europe 21”, një nga stërvitjet më të mëdha të ushtrisë amerikane në Evropë.
Për pjesërmarrjen e Shqipërisë në stërvitjen ushtarake të NATO-s që fillon në 26 prill, ka reaguar edhe avokati Spartak Ngjela.
Këtë ngjarje ai e ka lidhur me situatën kaotike në Rinas dhe me akuzat e ngritura dje nga prokurorja e Tiranës Elisabeta Imeraj për kryetarin e opozitës Lulzim Basha, të cilin e quajti kriminel me dosje në Prokurori.
Avokati përmend faktin se Imeraj është mbrojtur hapur nga politika amerikane dhe deklaratën e saj e lexon si mesazh të politikës amerikane.
Sipas tij, ekspertiza amerikane po thotë se aeroporti i Rinasit është sulmuar nga njerëzit e Ilir Metës dhe nga persona të tjerë që janë kundër stërvitjes ushtarake të NATO-s në Ballkan.
“Shqipëria merr pjesë në stërvitjen ushtarake të NATO-s, Defender 21, në Ballkan. Ajo fillon në 26 prill të këtij viti.
Në të njëjtën kohë…
Prokurorja e Tiranës Elisabeta Imeraj, duke goditur hapur Lulzim Bashën, tregoi dje se akuza kundër korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri është drejt aktivizimit të saj. Sepse përgjigja që ajo i dha Lulzim Bashës, kur i shkroi që: “mua nuk më trembin dot kriminelët si Lulzim Basha që ka dosje në Prokurorinë e Tiranës”, duhet të ketë trembur shumë sot në Tiranë, e kudo nëpër Shqipëri .
Por çfarë po ndodh realisht në këto momente historike, të cilat janë shumë të rëndësishmet për Shqipërinë?
l.
- Rusinë e ka shqetësuar shumë stërvitja ushtarake në Ballkan, që fillon në 26 prill të këtij viti; dhe, që është me një theks të veçantë ushtarak, sidomos në Shqipëri.
Është pikërisht kjo arsyeja që pardje u sulmua aeroporti i Rinasit. Rusët, bashkë me kaqolët e këtushëm të politikës së lartë shqiptare, duke bllokuar aeroportin e Tiranës, menduan të ndalonin ardhjen e trupave amerikane në Shqipëri.
E patë si përfunduan? Hahahaha
- Në lidhje me këtë, NATO sot vendosi që kulla e Aeroportit të Rinasit të kontrollohet nga ekspertë kontrollorë ajërorë amerikanë. Këta vijnë këto ditë në Tiranë.
- Amerikanët, kullën do ta mbajnë në vrojtim krejt amerikan deri në fund të korrikut të këtij viti, njëlloj si përgjatë vitit 1997.
- Prokurorja e Tiranës Elisabeta Imeraj i thotë sot Lulzim Bashës kriminel me dosje në Prokurorinë e Tiranës, në një kohë kur po mbërrijnë trupat amerikane në Shqipëri.
Por, edhe prokurorja e Tiranës Elisabeta Imeraj është mbrojtur hapur nga politika amerikane.
- Ekspertiza amerikane po thotë se Aeroporti i Rinasit është sulmuar nga njerëzit e Ilir Metës dhe nga persona të tjerë që janë kundër stërvitjes ushtarake të NATO-s në Ballkan.
Atëherë?
ll.
Si përgjigje analitike e të pesë pikëve të më-sipërme, mund të themi se, arrestimi i politikanëve të korruptuar, të nivelit ministror e më tej, duhet të fillojë gjatë kësaj kohe, kur forcat perëndimore në Shqipëri janë shumë të forta.
Prandaj…
Shqiptarë: Prisni të shikoni shpëtimin tuaj nga banditizmi qeveritar i korruptuar që po e drejton Shqipërinë në 30 vjet. Ai po vjen”, shkruan Ngjela në rrjetet sociale