Lehtësim masash gjatë muajit të Ramazanit? Komiteti i Ekspertëve në konferencë për shtyp

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komiteti i Teknik i Ekspertëve ka dalë në një konferencë për shtyp, ndërsa pritet një vendim nëse do të ketë apo jo lehtësim të masave gjatë muajit të Ramazanit, që fillon më 13 prill.

Disa ditë më parë, kryeministri Edi Rama bëri me dije se mund të ketë një zgjerim të fashës orare gjatë muajit të Ramazanit.

Ai tha se i ka bërë një kërkesë Komitetit Teknik të ekspertëve për zgjerimin e fashës së orarit deri në orën 22:00, por shtoi se do të kërkohet shumë kujdes në mënyrë që “mos sabotojmë veten”.

Manastirliu: Viti i fundit ka qenë një vit mjaft sfidues për shoqërinë dhe sistemin shëndetësor. Vlerësojmë që këshillat e Komitetit të Ekspertëve kanë qënë ato të duhurat.

Kemi vijuar të marrim vendime për uljen e rasteve të reja.

Masat tona kanë qenë të një natyre të shënjestruar, por këto masa kanë bërë që ne të shmangim rritjen e kurbës së infektimeve dhe ngarkesën e sistemit shëndetësor.

Jemi falenderues nda qytetarëve dhe biznesit për respektimin e masave. Jemi duke monitoruar situatën dhe për sa kohë viruesi është prezent duhet të jemi vigjilent dhe të vijojmë respektimin e masave. Po ecim me ritme të shpejta në procesin e vaksinimit, ku tashmë më shumë se 192 mijë pensionistë janë vaksinuar.

Jemi të vendosur për arritjen e objektivit për 500 mijë vaksinime deri në maj.

Situata epidemiologjike shfaqet e qëndrueshme me një rënie të incidencës, kemi një rënie të shtrimeve të spitale. Prej 4 ditësh kemi mbylljen e spitalit COVID-4.

Në vlerësim të situatës së 6 javëve të fundit Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur zgjatjen e orës së lejuar të qarkullimit të qytetarëve deri në orën 22:00 të mbrëmjes duke filluar nga dita e nesërme dt 12 Prill. Po keshtu aktivitetin e bareve dhe restoranteve.

Do të vijojë të mbeten në fuqi të gjitha masat e orës police nga ora 22:00- 06:00 të mengjesit. Imapkti I lehtësimit të mësipërm do të monitorohen në vazhdimësi nga Komiteti Teknik i Ekspertëve për një periudhë dy javore.

Gjithashtu duke marrë në konsideratë përmirësimin e ndjeshëm të situatës së epidemisë në Mbretërinë e Bashkuar një shtet i cili ka pasur një ecuri shembullore sa i përket vaksinimit, e cila është pasyqruar me rënien e ndjeshme të të shtruarve në spitale dhe fataliteteve Komiteti Teknik i Ekspertëve ka propozuar rihapjen e fluturimeve me këtë shtet.

Zjarr Tv Ad