Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Banorët e fshatrave Thirrë dhe Sang të Njësisë Administrative Fanë, Bashkia Mirditë ditën e sotme kanë zhvilluar një protestë kundër ndërtimit të një HEC-i dhe të një fabrike uij në pronat e tyre.
Bëhet me dije se banorët janë mbledhur pranë Tunelit të Thirrës me pankarta në duar dhe më pas kanë marshuan drejt kantierit të ndërtimit.
Edhe disa ditë më parë qytetarët u ngritën në protestë, ku u shprehën se ndërtimi i këtyre veprave jo vetëm se dëmton drejtpërdrejt pronat e tyre por ka edhe ndikim shumë të madh negativ në ambient.
Ka pasur edhe momente tensioni mes protestuesve dhe policisë, të cilët janë përpjekur t’i shpërndajnë.
Banorët janë shprehur se nëse nuk do të ketë një përgjigje nga qeveria atëhere do të bllokojnë rrugën e Kombit.