Në selinë e PS janë instaluar servera dhe kompjutera që përgjojnë qytetarët, reagon Balla: O shpifësa të dëshpëruar, ne kemi databazën tone

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Taulant Balla i është përgjigjur akuzave të ngritura nga Partia Demokratike, se në selinë e Partisë Socialiste janë instaluar servera dhe kompjutera që përdorin të dhënat e siguruara nga e-Albania për të monitoruar qytetarët.

Përmes një postimi në facebook Balla shprehet se se një gjë e tillë nuk është e vërtetë pasi PS ka databazën e saj të të dhënave të krijuar prej kohësh.

Postimi i plotë i Taulant Ballës: O shpifësa të dëshpëruar! Partia Socialiste ka databazën e saj të të dhënave të krijuar me vite të tëra organizimi dhe komunikimi derë më derë me njerëzit.

Quhet punë në terren kjo dhe bëhet me kontakte direkte jo me makina e me flamunj, prandaj prisni me qetësi 25 prillin dhe mos kujtoni se sa më shumë makina e zhurmë rrugëve aq më shumë vota në kutinë ku vendoset e ardhmja!

Zjarr Tv Ad