Veliaj: Ne nuk zaptojmë hapësira publike, ne çliruam fushën e Laprakës për ju, pasi ishte zaptuar nga ata që…

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryebashkiaku Erion Veliaj, gjatë një takimi me të rinjtë, ka folur për kartat e studentit, si dhe për hapësirat që janë zaptuar, ndër të tjera Veliaj është shprehur se; ne jemi të vetmit që nuk zaptojmë hapësira publike, ndërsa ata që dy gishta lart, “liri demokraci”, zaptonin konvikte, shprehet Veliaj.

Karta e studentit ofron sot 1 000 shërbime për studentët”, ishte një nga lajmet që, kryetari i Bashkisë së Tiranës, njëkohësisht drejtuesi politik për PS-në në Tiranë, Erion Veliaj, ndau me të rinjtë gjatë një takimi me Kryeministrin Edi Rama.

 Gjithashtu, ai nënvizoi se qeveria ka çliruar hapësira, që më parë ishin zaptuar dhe dhënë për ndërtim pallatesh nga Lulzim Basha, siç është rasti i fushës në Laprakë.

“Faleminderit që keni ardhur në një hapësirë, që e gjetëm shesh ndërtimi për pallat, por me këmbënguljen e komunitetit të Laprakës e kthyem ashtu siç ishte, në një fushë të bukur, dinjitoze, të gjelbër, për Laprakën.

Kjo është diferenca mes atyre që e kishin mundësinë ta bënin Tiranën dhe nuk e bënë dot. Gjithashtu, janë ngritur në këmbë karabinatë e 8 konvikteve të reja tek Universiteti Bujqësor, atje ku ata me dy gishtat përpjetë, “Liri, demokraci”, zaptonin e shfrytëzonin partinë si licencë për të zaptuar konvikte. Çliruam edhe konviktet tek Inxhinieria dhe te Mjekësia, ku sapo kanë mbaruar dy godinat e para”, u tha Veliaj të rinjve.

Zjarr Tv Ad