Erion Veliaj kërkon votën e pensionistëve, me atlete 1300 dollarë…

0
173
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, është shfaqur në një takim në krah të Kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar votën e të moshuarve në Kryeqytet.

Por, ajo që bie në sy të komentuesve, janë atletet e tij të shtrenjta.

Nga një kërkim i shpejtë në internet, zbulohet se Veliaj, mbante të veshura një palë atlete të markës Adidas Yeezy, me një vlerë prej të paktën 1342 dollarë.

Ironia është se atletet që mbante veshur Veliaj, kushtojnë mbi shtatë apo tetë herë më shumë, se pensioni mujor i të moshuarve. Kjo nuk është hera e parë kur Erion Veliaj, fotografohet në publik me veshje të shtrenjta të markave luksoze.

Edhe pse ai preferon që të duket sportiv, kjo e ka ekspozuar më shumë, pasi tani markat e veshjeve të shtrenjta janë më të dukshme.

Ashtu sin ë dasmën e tij edhe atletet e shtrenjta, nuk ia kanë siguruar lejet e ndërtimit apo tenderat pa garë. Me shumë gjasë, ato janë blerë me kursimet nga pensioni i mamasë.

Zjarr Tv Ad