Edi Rama: Jam këtu për të dhënë mishin dhe shpirtin, mandatin e tretë e dua për ju jo për vete…

0
69
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Këtë të hënë, Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një takim në kuadër të fushatës elektorale, në qytetin e Gramshit teksa është shprehur s’e mandatin e tretë, nuk e do për veten, por për Shqipërinë.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë thotë se nga pikëpamja profesionale, i ka arritur të gjithë, por shprehet se kërkon ende pushtet për Shqipërinë dhe shqiptarët.

“Unë jam këtu për të dhënë mishin dhe shpirtin për të kapur atë majë.”- shprehet Rama. Në fjalën e tij ndër të tjera kryeministri shprehet se Shqipëria duhet të kap majat.

“Ne nuk e duam pushtetin për vete.  Unë nuk e dua pushtetin për veten time. Nëse dikush do thoshte ça do ti më: Ke qenë ministër, kryetar bashkie, je kryeministër. Nga pikëpamja profesionale unë i kam parë të gjithë këto maja.

Nëse qëndroj këtu, qëndroj sepse mua këtu nga emigracioni më ka sjellë maja që kam parë për Shqipërinë dhe gjithë shqiptarët. Përsa kohë shqiptarët, shumica duan të ngjiten në atë majë unë e di si mund të ngjitemi në atë majë. Unë jam këtu për të dhënë mishin dhe shpirtin për të kapur atë majë. Ne kemi bërë gabime pa diskutim.  Ne nuk jemi të rënë nga qielli. Nga qielli vetëm shiu bie.

Ka një dallim të madh mes nesh dhe atyre. Ne jemi ajo forcë e karakterit të gjithë njerëzve të punës. Nuk ka receta çudibërëse, vetëm çudinë që përmban ndryshimi e sjell puna e vetëm puna, pasioni për t’ja dalë e në këtë pikë nga unë ju flas ju them se shtysa që mua më nxjerr përditë nga shtëpia është të bëj gjithçka mundem që Shqipëria të jetë më e mirë nesër e që shqiptarët pavarësisht se ça voton të ndjehen më mirë nesër”, kështu është shprehur Rama.

 

Zjarr Tv Ad