Rama premton 5000 euro për emigrantët që kthehen të ndërtojnë shtëpinë e gjyshërve…

0
77
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i qeverisë Edi Rama, shpjegoi kushtin për emigrantët që duan të kthehen në Shqipëri, për të rindërtuar shtëpitë e vjetra, duke i kthyer ato në motor të turizmit.

Kryeministri shpjegoi se ata që duan të bëhen pjesë e kësaj skeme, mund të vazhdojnë të jetojnë jashtë nëse kjo është zgjedhja e tyre, por e rëndësishme është që paratë e tyre të investohen në vendin tonë.

“Ne kemi vendosur që gjatë mandatit të tretë do I japim 5000 euro grant çdo emigranti që do vijën në Shqipëri për të rindërtuar shtëpinë e gjyshërve dhe gjysheve dhe çdo emigrant që do i kthejë në pjesë të motorit të agroturizmin në Shqipëri.

Një amnisti specifike e fokusuar te emigrantët që duan të kthehen këtu qoftë fizikisht, qoftë me investimet e tyre. Nëse duan ta ndërtojnë shtëpinë dhe të rrinë atje kjo është zgjedhje e tyre. Rëndësi ka që të vijnë për të hapur derën e shtëpisë mbyllur. Kjo do të sjellë transformim të madh ekonomik siç ka sjellë në shumë zona të Italisë”, deklaroi Rama.

 

Zjarr Tv Ad