Investigimi: Shqipëria fabrikë e llogarive FALSE në Facebook

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shqipëria është një ndër shtetet ku është konstatuar një numër tepër i lartë i llogarive false në rrjetin social Facebook, sipas një studimi .Duke monitoruar 30 çështje në 25 shtete të ndryshme nga Afganistani, Iraku, shtetet e Amerikës Latine e deri në Korenë e Jugut, investiguesit hasën në prezencën e një numri të lartë të llogarive false, që shtiren si persona autentikë, për të influencuar kryesisht diskursin politik.

Në një postim të një portali mediatik azerbaxhanas në Facebook, investiguesit vunë re se nga 301 komente pro qeverisë, 294 ishin të realizuara nga profile false.

Një fenomen i tillë është vënë re edhe në Shqipëri. Dhjetra raste të tilla të llogarive të rreme ose faqet që shtrembërojnë diskursin politik u hasën në Shqipëri, Meksikë, Argjentinë, Itali, Filipine, Afganistan, Kore të Jugut, Bolivi, Ekuador, Irak, Tunizi, Turqi, Tajvan, Paraguai, El Salvador, Indi, Republika Dominikane, Indonezi, Ukrainë, Poloni dhe Mongoli.

Raportimet iu dërguan rrjetit social, por që në disa raste Facebook, nuk ndërmori asnjë veprim.

 

Zjarr Tv Ad