Plarent Ndreca: Përdorimi i të dhënave të E-Albania për fushatë, nuk është hata e bën çdo Parti serioze, qytetarët janë me ne, e dinë ata çfarë bëjmë…

0
241
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kandidati për deputet i PS për Tiranën, Plarent Ndreca, ka folur në “ABC” për përdorimin e database shtetërore, të E-Albania për fushatë. I pyetur nga gazetarja nëse është shkelur ligji, Ndrecaj tha se në asnjë rast nuk ka pasur përdorim të paligjshëm të të dhënave dhe sipas tij, të dhënat përdoren nga çdo Parti politike serioze.

Gjithashtu Ndreca tha se të dhënat personale, përdoren për të bërë projeksionin e fushatës, ndërsa theksoi së janë të dhëna që merren nga strukturat dhe mbështetësit e PS-së.

“Informacioni që është në database të PS janë ato të dhëna që janë dhënë nga mbështetësit tanë. Unë nuk shoh ndonjë hata. Si çdo parti të dhënat i marrim në kontakt të drejtpërdrejtë. Çdo anëtar i PS ka kontakt me çdo individ dhe jep informacion mbi preferencat politike të personave që njeh”, tha Ndrecaj.

Pjesë nga intervista në studio:

Pyetje: Keni informacion se kush janë votuesit e kundërshtarëve?

Ndrecaj: Sigurisht që kemi. Kemi aq sa njohje kanë strukturat tona.

Pyetje: Si përdoret informacioni?

Ndreca: Numrat e telefonit janë për kontakt me strukturat tona, por informacioni mbi preferencat politike na jep mundësinë se si ne të luajmë në fushatë.

Pytetje: Ka terren për të shkelur vijon ligjore apo morale?

Ndreca: Ky nuk është presion, është fushatë që bën çdo parti për të bindur ata që votojnë. Këtë informacion e ka çdo parti politike serioze.

Pyejte: Është e ligjshme?

Ndrecaj: Informacion mbi votuesin, mbi qasjen e një pjesë të qytetarëve, e theksoj se çdo parti serioze ka informacion mjaftueshëm për votuesin.

Pyetje: Presidenti Ilir Meta i është drejtuar SPAK?

Ndreca: Skandalet e presidentit janë të përditshme dhe nuk besoj se është personi i duhur për t’u marrë seriozisht.

Gjatë bisedës në studio, ndër të tjera ai theksoi se fushata në Tiranë, është drejt përfundimit dhe se mbështetja për PS ka qenë gjithmonë.

“Mbështetja për PS ka qenë aty, besoj që terreni ka qenë i yni dhe qytetarët janë shumë të qartë mbi dallimin që ne kemi dhe punët ne bëjmë”, tha ai.

Pyetje: Çfarë u premtoni qytetarëve kur shkoni bëni takime?

Ndreca: Ne nuk kemi premtime individuale, për shkak se jemi në fushatë kombëtare. Ne jemi në zgjedhje për të zgjedhur legjislativin dhe më pas qeverinë. Sigurisht që ka nuanca ku ka nevojë për ndërhyrje strukturore…

Në  këtë bisedë, Ndrecaj nuk la pa theksuar se pavarësisht dy fatkeqësive natyrore, qeveria po ia del të rikuperojë dëmet në kohë rekord.

“Menaxhimi i pandemisë ka qenë një menaxhim fantastik dhe këtë e thonë shifrat. Ne kemi arritur të menaxhojmë shërbimin spitalor nuk kaloi kolaps, kemi arritur të mbajmë ekonominë të padëmtuar”, u shpreh Ndrecaj.

 

Zjarr Tv Ad