Zëdhënësja e partisë Demokratike, Floriana Garo, ditën e sotme ka bërë një deklaratë ku ka theksuar rëndësinë e ditës së zgjedhjeve më 25 Prill.
Sipas Floriana Garos, 25 Prilli do të jetë një ndër ditët më kritike në historinë e Shqipërisë dhe se shqiptarët do të kenë mundësinë mundësinë për t’a ndryshuar fatin dhe të ardhmen e tyre.
”Pas 12 ditesh, do te mbahen zgjedhjet ne Shqiperi.
Kjo do te jete nje nder ditet me kritike ne historine e Shqiperise.
Pas 8 vitesh qendrim ne vendnumero dhe prapambetje nen qeverisjen e Rames, cdo shqiptari I jepet tashme nje shans per ta ndryshuar fatin dhe te ardhmen e tij.”- tha zëdhënësja e PD.
DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE
Pas 12 ditesh, do te mbahen zgjedhjet ne Shqiperi.
Kjo do te jete nje nder ditet me kritike ne historine e Shqiperise.
Pas 8 vitesh qendrim ne vendnumero dhe prapambetje nen qeverisjen e Rames, cdo shqiptari I jepet tashme nje shans per ta ndryshuar fatin dhe te ardhmen e tij.
Me 25 Prill ne mund te zgjedhim mes Shqiperise se veshtiresise, pafuqise, deshperimit,
Shqiperise me ekonomi ne rrenim,
Shqiperise se arrogances,
Shqiperise se Edi Rames, dhe Shqiperise me ndryshim dhe shprese,
Shqiperise ku kushdo mund ta fitoje jeten me dinjitet,
Shqiperise e cila do te behet gradualisht pjese e komunitetit Europian,
Shqiperise ku te rinjte do te duan te ndertojne te ardhmen e tyre,
Shqiperise ku politika behet me respekt,
Shqiperise ku cdo qytetar ka nje ndjesi perkatesie dhe ku qeveria punon per te dhe jo per vete.
Me 25 Prill Shqiperia do te zgjedhe Partine Demokratike me Lulzim Bashen dhe Aleancen per Ndryshim per te ri-sjelle shpresen.
Shqiperia fiton!