Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, me anë të një postimi në Facebook, shkruan se ka zhvilluar një takim me njerëz të historisë së PS-së, siç është Ksanthipi Bufi, nëna e ish-Kryeministrit Bufi. Më tej, Spiropali shkruan s’e Partia Socialiste, do përcjellë shumë breza. “Partia Socialiste ka shumë për të përcjellë nga njëri brez të tjetri. Një grua e jashtëzakonshme e historisë së PS-së, Ksanthipi Bufi – nëna e ish Kryeministrit Bufi – 95 vjeçe, e cila ka provuar pasionin për politikën, mbështetjen e bashkëshortit në politikë”, shkruan Spiropali.
Postimi:
“Partia Socialiste ka shumë për të përcjellë nga njëri brez të tjetri. Një grua e jashtëzakonshme e historisë së PS-së, Ksanthipi Bufi – nëna e ish Kryeministrit Bufi – 95 vjeçe, e cila ka provuar pasionin për politikën, mbështetjen e bashkëshortit në politikë, sakrificën e pashoqe për rritjen e fëmijëve pas sulmeve politike ndaj të shoqit, ndau me mua përvojën, leximet, pasionin dhe emocionet e saj të historisë politike.
Një fill i fortë i lidh brezat e socialistëve me një dashuri që dëshmon përkushtimin për fatet e vendit. Mbështetja e saj më jep njëherazi krenari dhe përulësi, dhe dëshmon se rrënjët e PS-së na sigurojnë sukseset e të ardhmes dhe identitetin që përshkon brezat”.