Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ditën e sotme, Kryeministri Edi Rama, do të ndalojë në Dibër, ku do të zhvillojë takime elektorale për zgjedhjet e 25 Prillit.
Teksa është duke udhëtuar drejt qytetit të Dibrës, kreu i qeverisë ka publikuar në rrjetin social “Facebook” pamje nga Rruga e Arbrit. Në video shihet tuneli i këtij aksi që ende është në ndërtim e sipër.
Krahas videos, Rama shkruan se ka mbetur pak kohë që kjo ëndërr 100-vjeçare të bëhet realitet. “Për Dibër nga Rruga e Arbërit. Edhe pak dhe ëndrra 100 vjeçare është realitet”, shkruan kryeministri.