Deklarata e imamit shqiptar shkakton debate: Gratë e kanë vendin në kuzhinë dhe burrat në odë…

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Hoxha i njohur nga Kosova, Shefqet Krasniqi, ka bërë një deklaratë e cila ka ngjallur shumë reagime. I ftuar në një emision në Kosovë, Shefqet Krasniqi tha se kushina është e grave dhe burri e ka vendin siç ua ka përcaktuar Zoti.

“Ne mburremi me gratë tona, me Shotë Galicën, nënën Zahide. Pse a s’ka burra kuzhinier që e bëjnë bukën për mrekulli më mirë se gratë? Megjithatë, ajo që është e përgjithshme në kuzhinë, se kuzhina është e grave”, tha imami Krasniqi. Ndaj këtyre deklaratave, ka reaguar moderatori i emisionit, Ermal Panduri, duke thënë se ai gatuan vetë në shtëpinë e tij.

“Burrat mësohen prej burrave, gratë prej grave. Nëse përzihen bashkë, mandej burrat dalin gra, e gratë dalin burra e se di kush është burrë e kush është gru. Secili e ka vendin e vet, gratë kanë përparësi në çështjet që ja ka dhanë Zoti, burrat kanë vendin në çështjet që ja ka dhanë Zoti. Unë nuk mundem me ja zënë vendin në shumë vende gruas”, tha Krasniqi në Debat Plus. Ndërkohë një reagim i fortë ka ardhur nga historiani Jusuf Buxhovi i cili ka kërkuar që Prokurori i Shtetit duhet të veprojë menjëherë aty ku preket kodi kushtetues dhe sistemi i vlerave në shoqërinë tonë.

“KUR KLERIKËT BËJNË POLITIKË, NDËRSA POLITIKANËT DUA! Në një shtet laik, siç është Kosova, klerikëve nuk duhet t’u lejohet hapësirë mediale, ku bëhet thirrje e hapur për pabarazi gjinore në familje, ku madje, edhe identiteti nacional kërkohet të zëvendësohet me atë fetar!Meqë kushtetuta mbron të drejtën e lirive fetare si dhe përcakton vendin e klerit në shoqëri, prokurori i shtetit duhet të veprojë menjëherë aty ku preket kodi kushtetues si dhe sistemi i vlerave mbi të cilin mbështetet shoqëria e lirë dhe demokratike”, ka shkruar Buxhovi.

Për mosveprimin e sistemit të drejtësisë në këso raste, Buxhovi i ka fajësuar pjesën më të madhe të politikanëve, teksa ka thënë se në këtë situatë, klerikët po bëjnë politikë nëpër studio.

“Pse gjyqësori nuk ka vepruar deri më tash në këtë frymë, fajin duhet kërkuar te pjesa madhe e politikanëve, që për interesa meskine, jo rrallë para elektoratit përdorin gjuhën e klerikëve, ndërsa klerikët, pse jo, në kuadër të këtyre raporteve, në jetën publike, veçmas nëpër studio televizive, bëjnë politikë!”, ka shkruar Buxhovi.

 

Zjarr Tv Ad