“Je diktator”, Erdogan i përgjigjet kryeministrit italian: Arrogant dhe vulgar

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e ka quajtur “plotësisht arrogant dhe vulgar” kryeministrin italian Mario Draghi, i cili e quajti atë “diktator”.

Ai tha se deklaratat e kryeministrit italian tregojnë një arrogancë dhe vulgaritet të plotë. “Ndërsa ne shpresonim që ta çonim marrëdhënien tonë në një nivel më të përparuar, ky djalë i quajtur Draghi i goditi fort” shtoi ai. Arsyeja për krizën në marrëdhëniet midis Ankarasë dhe Romës ishin polemikat mbi protokollin e zbatuar në Turqi gjatë takimit midis presidentit Erdogan, Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, dhe Kryetares së Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen.

Erdogan dhe Michael u ulën në kolltuqe, ndërsa Von der Leyen në divan duke shkaktuar reagime të forta nga Brukseli dhe disa vende

Zjarr Tv Ad