Analisti Baton Haxhiu, ka folur në studion e “Opinion”, ku e ka cilësuar të sinqertë një deklaratë të Kryeministrit Rama, për të patur bashkëpunim me kreun e opozitës Basha, pas zgjedhjeve të 25 Prillit. Haxhiu, tha se disa herë ka biseduar me Kryeministrin dhe e di të sinqertë në këtë deklaratë.
Haxhiu: Unë besoj që Edi Rama e mendon këtë, për arsye që është i sigurtë në rezultatet e 25-ës.
Fevziu: E ke informacion apo konstatim?
Haxhiu: Që të jem i sinqertë, personalisht e kam biseduar disa herë më Edi Ramën dhe e di që e ka të sinqertë, se është politikan i përmbushur dhe për herë të parë Partinë Socialiste dhe veten i do tërësisht në funksion të asaj…
Fevziu: Meqë e ka përmbushur, pse nuk ikën?
Haxhiu: Se nuk beson tek ata që vijnë.
Fevziu: Nuk beson tek Basha me të cilin do të bashkëpunojë?
Haxhiu: Esenca është, që megjithatë janë disa projekte të cilat ne, në botën moderne lidhen, kryesisht me individin për arsye se tek e fundit për projekte që njerëzit investojnë në Shqipëri i besojnë dikujt dhe lidhen me njeriun tek i cili ka projektu veten.
Por çfarë deklaroi sot kryeministri Rama gjatë një intervistë në Report TV?
“Pas 25 prillit jam i gatshëm të bashkëpunoj me opozitën dhe me Bashën, por me një kusht të thjesht që të ndahet nga Meta dhe Berisha. Për të transformuar një jetë politike që është realisht që është kthyer në stres për shqiptarët. Bashkëpunim ngushtësisht si në vendet që ne duam të arrijmë dhe atyre që ne duam t’i ngjajmë, nuk flas për gjëra konkrete, se ne do kemi shumicën, pra nuk do të kemi probleme të kësaj natyre, por sidoqoftë në emër të shumicës unë jam shumë i gatshëm të shkoj përtej politikës së këtyre viteve dhe të angazhohem që politika e ardhshme të jetë 100% në dispozicion të projektit ekonomik, të mirëqenies shqiptare, dhe asnjë përqind e fokusuar te vetëvetja, te politikanët, jo te idiotësisë. A do e pengojë këtë bashkëpunim Meta dhe Berisha? Duhet që Lulzim Basha ta thotë që do të ndahet plotësisht prej tyre”, tha Rama.