Arben Ahmetaj: Mbi shpatullat e Kryeministrit ranë dy fatkeqësi të mëdha dhe PS i zgjidhi dhe do t’i zgjidhë…

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në një takim elektoral, zhvilluar ditën e djeshme në njësinë numër katër në Tiranë, Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, tha se qeveria në këtë mandat është përballur me dy fatkeqësi të mëdha, tërmetin dhe pandeminë.

Teksa përmendi vendet e tjera që po kalojnë krizë, Ahmetaj tha se Shqipëria ka shumë halle të cilat sipas tij, PS i ka zgjidhur dhe do t’i zgjidhë. Po ashtu, Ahmetaj nuk ndali akuzat ndaj opozitës, për të cilën tha se nuk ka dhënë as lekët e invalidëve në vitin 2012-të.

“Shtëpia jonë e bukur e përbashkët PS e Shqipërisë. Më thoni në çfarë vendi të botës ka ndodhur në një vend të botës, ku në kurrizin e një populli, në shpatullat e një kryeministri të binin dy fatkeqësi kaq të mëdha: Tërmeti dhe pandemia. Çdokush nga ju ka parë e ka dëgjuar se çfarë ju ka ndodhur vendeve shumë më të forta. Anglia po kalon krizën e 300 viteve të fundit. Vendi jonë është i vogël dhe ka shumë hallë. Shumë halle kemi zgjidhur dhe do t’i zgjidhim.

Mendojeni për një sekond se çfarë do të kishte ndodhur me atë nënën kur ne e vizituam dhe i dorëzuam çelësat e shtëpisë. Çfarë do të ndodhte në një qeveri të një botë tjetër, 21 janarin, ’97 e të tjera e si ajo që nuk i dha bukën e gojës invalidëve. Çfarë do të kishte ndodhur në atë botë. Ajo nënë do të endej dyerve të bankave në rastin më të mirë. Kjo është një arsye pse ia vlen të merremi me politikë dhe një arsye shumë e fortë për të votuar Edi Ramën,” u shpreh Ahmetaj.

 

Zjarr Tv Ad