Adriatik Llalla mbërrin për herë të parë në SPAK/ Çfarë pritet të ndodh në seancë…

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, është shfaqur për herë të parë në SPAK, që prej nisjes së hetimeve dhe gjykimit ndaj tij, për veprën penale të fshehjes së të ardhurave.

SPAK ka kërkuar 2 vite burg për Llallën, si dhe përjashtimin me 5 vite nga sistemi i drejtësisë.

Ish-prokurori, në rast se do të dënohet do të vuajë vetëm 1.4  vite burg, duke qenë se përfiton nga gjykimi i shkurtuar.

Në hyrje të SPAK, Llalla vendosi që të mos bënte asnjë koment për mediat, ndërkohë që në seancën e sotme, do të realizohet mbrojtja e tij.

Llalla, është një prej zyrtarëve të lartë shqiptarë që është shpallur non grata në SHBA, ndërsa për një periudhë të gjatë kohe, teksa në Shqipëri i ngriheshin akzuat, ish-prokurori zgjodhi që të jetonte në Gjermani.

 

Zjarr Tv Ad