Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka lajmëruar se do të vizitojë disa qendra votimi në ditën e zgjedhjeve në vendin tonë.
Ai do të jetë i shoqëruar nga disa kolegë të vendeve anëtare të BE-së.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Soreca ka inkurajuar të gjithë qytetarët shqiptarë që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar.
Ambasadori ka bërë thirrje gjithashtu që të respektohen masat kundër koronavirusit edhe në ditën e zgjedhjeve.
Postimi i plotë:
Së bashku me shumë kolegë të Shteteve Anëtare të BE-së unë do të vizitoj një numër të madh të vendvotimeve në ditën e zgjedhjeve. Ne inkurajojmë qytetarët e Shqipërisë të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar duke respektuar të gjitha masat kundër COVID-19.
BE-ja është duke qëndruar pranë!